Ndërlidhjet

logo-print

Obama i përkushtuar t'i jap fund praktikave të "papranueshme" të spiunimit


Foto arkiv

Foto arkiv

Presidenti francez, Francoiz Hollande thotë se ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij amerikan, Barack Obama për publikimet se SHBA-të kanë spiunuar presidentët francezë.

Në deklaratën për media të Presidencës franceze thuhet se presidenti Barack Obama “përsëriti pa mëdyshje angazhimin e tij të fortë... për t'i dhënë fund praktikave të cilat kanë mund të ndodhin në të kaluarën dhe të cilat cilësohen si të papranueshme në mes aleatëve”.

ËikiLeaks ka publikuar më 23 qershor disa dokumente, ku thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, ka spiunuar Hollande dhe dy paraardhësit e tij, Nicolas Sakozy dhe Jacques Chirac, në mes të viteve 2006-2012.

Më herët gjatë ditës, kryeministri francez, Manuel Valls u ka thënë deputetëve francezë se Uashingtoni duhet të “bëjë ç’është e mundur që të riparojë dëmin” që i është shkaktuar marrëdhënieve dy-palëshe nga këto publikime.

XS
SM
MD
LG