Ndërlidhjet

Protestat në Yerevan hyjnë në natën e tretë


Protestat në Yerevan
Protestat në Yerevan

Protesta e qytetarëve në Armeni të cilët po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ka hyrë në natën e tretë, teksa ata kanë vazhduar ta mbajnë të bllokuar sheshin kryesor në kryeqytet në Yerevan.

Mijëra protestues vazhdojnë të qëndrojnë të ulur në rrugët e Yerevanit, pas dy tentimeve për të marshuar drejt Presidencës. Një marshim të tillë është parandaluar nga policia.

Dhjetëra ligjvënës, aktorë dhe figura të njohura të Armenisë do të kalojnë natën me protestuesit, duke formuar një “mburojë të gjallë” në mes të policisë dhe protestuesve.

Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera në mbarë vendin, duke përfshirë këtu edhe qytetet Gyumri, Charentsavan, Abovyan dhe Ashtarak.

Këto protesta janë më seriozet që Armenia ka pasur në vitet e fundit, duke ngritur shqetësim për stabilitetin politik në këtë shtet të ish-Bashkimit Sovjetik, e cila po bëhet gjithnjë më e varur nga Rusia në këto vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG