Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione kundër një bashkëpunëtori të Al-Kaidas


Foto arkiv

Foto arkiv

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione mbi një zyrtarë të lartë të dyshuar të talibanëve, Maulawi Abdul Rashid Baluch, i cili është arrestuar nga autoritetet afgane një vit më parë.

Thesari thotë se Rashid ka qenë guvernator nën hije i talebanëve në provincën Nimroz në jugperëndim të Afganistanit, ku ai ka ndihmuar të ndërtoheshin bomba dhe ka dislokuar sulmuesit vetëvrasës me qëllim që të sulmojnë forcat e koalicionit dhe zyrtarët afganë.

Rashid gjithashtu ka qenë një ndërlidhës i Al-Kaidës në vitin 2013, duke organizuar mbledhje në mes të lidershipit të talebanëve dhe përfaqësuesve të Al-Kaidës në Karaçi të Pakistanit, ka njoftuar Thesari.

Ai gjithashtu thuhet se ka siguruar fonde për talebanët dhe u ka ofruar atyre mbrojtje për tregtinë e narkotikëve në rajon.

“Maulawi Abdul Rashid Baluch ka qenë nga afër i përfshirë në sulme të dhunshme dhe aktivitete të paligjshme”, të paktën prej vitit 2007, tha Adam Szubin, nënsekretar i Thesarit për terrorizëm.

Ligji në SHBA i lejon Thesarit që të ngrijë pasuritë e SHBA-së për “terrorist të veçantë botërorë ” dhe ndalon amerikanët që të kenë ndonjë marrëdhënie me të.

XS
SM
MD
LG