Ndërlidhjet

Yerevan: Dita e tretë e protestës shkoi e qetë


Protestuesit në Yerevan të Armenisë
Protestuesit në Yerevan të Armenisë

Forcat e sigurisë armene janë përmbajtur nga një përplasje e dhunshme me protestuesit, të cilët po protestojnë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit Yerevan për të tretën ditë me radhë.

Numri i protestuesve mbrëmë arriti deri në 10,000, përderisa aktivistët, shumica të rinj, qëndruan gjatë natës në sheshin Marshal Bagramian, pranë kordonëve të policisë, të cilët po i ndalojnë që të marshojnë drejt rezidencës presidenciale.

Shumica e protestuesve shmangën çdo konfrontim me policinë, duke qëndruar prapa koshave të mbeturinave, të cilat i kanë përdorur për të krijuar barrikadë mes tyre dhe policisë.

Dhjetëra ligjvënës, aktorë dhe përfaqësues të bizneseve janë vendosur në me stë protestuesve dhe policisë, duke tentuar që të shmangin ndonjë përleshje eventuale.

Përderisa protesta shkoi e qetë, nuk ka akoma asnjë shenjë se po plotësohen kërkesat e protestuesve, ndonëse këto protesta janë më të mëdhatë që Armenia ka parë këto vitet e fundit.

Presidenti Serge Sarkisian ka kërkuar nga përfaqësuesit e protestës që të takohet por ata kanë refuzuar.

Sarkisian akoma nuk ka komentuar për këto protesta, të cilat po ngrisin shqetësim për stabilitetin politik të vendit. Shteti është duke vuajtur ekonomikisht për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë, ku ekonomia është në një recension të thellë.

Protestuesit po kërkojnë nga qeveria që të ndalë monopolin e një kompanie ruse të energjisë, e cila ka marr vendim për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16 për qind.

Në protestat e 22 qershorit, më shumë se 230 protestues u arrestuan, në mesin e tyre edhe disa gazetarë.

Sidoqoftë, të gjithë ata u liruan vetëm një ditë më pas por zyrtarët policorë më pas deklaruan se ata nuk do të përdorin forcën më kundër protestuesve.

Përveç protestës në Yerevan, njerëzit janë organizuar edhe nëpër qytete të tjera të Armenisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG