Ndërlidhjet

Zarif merr pjesë në bisedimet për programin bërthamor


Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif

Media shtetërore në Iran njofton se ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, do të udhëtojë drejt Vjenës më 27 qershor, për t’iu bashkuar përfaqësuesve të fuqive botërore, të cilët do të mundohen të arrijnë një marrëveshje për programin bërthamor të Ianit.

Agjencia e lajmeve IRNA thotë se “Zarif do t’iu bashkohet përfaqësuesve të tjerë në bisedime, me qëllim që të hartohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili nesër do të udhëtoj drejt Vjenës, i ka bërë thirrje iranianëve që të trajtojnë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Irani dhe 6 fuqitë botërore janë duke punuar për të arritur një marrëveshje, para afatit të 30 qershorit, në mënyrë që Teherani të frenoi ambiciet e saj bërthamore.

XS
SM
MD
LG