Ndërlidhjet

Mbi 1,000 të vdekur nga vapa në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Më shumë se 1,000 persona kanë vdekur si pasojë e valës të të nxehtit që ka goditur jugun e Pakistanit, thonë zyrtarët, duke shtuar se mijëra persona të tjerë janë duke u trajtuar, teksa temperaturat kanë filluar të bien.

Karaçi, kryeqyteti i provincës Sind dhe disa distrikte të tjera kanë qenë zonat më të goditura nga vapa e madhe e cila ka filluar që prej fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit më 19 qershor.

Një zyrtar shëndetësor ka thënë se më shumë se 950 njerëz kanë vdekur në Karaçi dhe mbi 50 të tjerë nga distrikte të tjera të provincës Sind.

Ky zyrtar, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se mbi 40,000 njerëz kanë vuajtur nga temperaturat e larta dhe mbi 8,000 njerëzve u është dhënë ndihmë mjekësore.

Departamenti i Meteorologjisë në Pakistan ka thënë se temperaturat në Karaçi, të cilat arritën deri në 45 gradë Celsius gjatë fundjavës, sot kanë rënë në 37.

XS
SM
MD
LG