Ndërlidhjet

Stoltenberg: Rrezik që luftimet e ashpra të rikthehen në Ukrainë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se akoma ka rrezik që në Ukrainë të zhvillohen luftime të ashpra dhe i ka bërë thirrje Moskës të ndalojë mbështetjen e saj për separatistët.

Stoltenberg këto deklarata i bëri në hapje të punimeve të Këshillit NATO-Ukrainë, të cilin aleanca e ka themeluar për të kordinuar marrëdhëniet me Kievin, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Luftimet në javët e fundit në lindje të Ukrainës, rrezikojnë që të prishin marrëveshjen e armëpushimit e cila u arrit në muajin shkurt në Minks.

“Shkeljet e armëpushimit vazhdojnë. Akoma ka rrezik se luftimet e ashpëra mund të rikthehen”, tha Stoltenberg.

“Rusia vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë me trajnime, armë dhe ushtarë. Ajo ka një numër të madh të forcave të stacionuara në kufirin e saj me Ukrainën”, shtoi ai.

Rusia mohon se është e përfshirë direkt në konflikt.

Stoltenberg tha se NATO vazhdon të jetë e përkushtuar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, dhe se nuk do të njoh aneksimin “e paligjshëm të Krimesë” nga Rusia.

XS
SM
MD
LG