Ndërlidhjet

Donatorët zotojnë para për të ndihmuar Nepalin


Nepal
Nepal

Agjencitë dhe donatorët e huaj kanë njoftuar se do t’i dhurojnë miliarda dollarë ndihmë Nepalit, por shtetit i duhen më shumë para për rindërtim, pas dy tërmeteve shkatërruese që vranë më shumë se 8,800 njerëz.

Donacioni më i madh ka ardhur nga India fqinje, e cila ka dhuruar 1 miliard dollarë, gjatë konferencës një ditore të donatorëve të organizuar në Katmandu.

Ndërkaq, Kina ka dhuruar 483 milionë dollarë, Banka për Zhvillim e Azisë është zotuar se do të jap 600 milionë dollar dhe Japonia do të jap 260 milionë dollarë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 130 milionë dollarë dhe Banka Botërore tashmë ka thënë se do t’i dhurojë Nepalit 500 milionë dollarë.

Nepalit i duhen 6.7 miliardë dollarë për të rindërtuar pjesët e shkatërurara nga tërmeti.

XS
SM
MD
LG