Ndërlidhjet

Varshavë: Telefonatë e rrejshme për një mjet shpërthyes në avion


Avion i Ryanair, foto nga arkivi
Avion i Ryanair, foto nga arkivi

Linja ajrore Ryanair ka bërë të ditur më 25 qershor se një telefonues anonim ka raportuar për një mjet shpërthyes në bordin e një avioni në Poloni, por telefonata doli të ketë qenë e rrejshme.

Zëdhënësja e policisë polake tha se ekipet e sigurisë kanë kontrolluar avionin në aeroportin Modlin të Varshavës dhe nuk kanë gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Avioni kishte bërë një ulje emergjente në Modlin për shkak të dyshimeve se ka mjet shpërthyes në bord.

Zëdhënësja tha se fluturimi i Ryanair ishte nisur nga Oslo për në Varshavë, me 168 udhëtarë në bord.

XS
SM
MD
LG