Ndërlidhjet

Protesta në Yerevan hyn në ditën e katërt


Yerevan, Armeni

Yerevan, Armeni

Protesta në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan ka hyrë në ditën e katërt. Protestuesit po kundërshtojnë shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Qindra njerëz kanë qëndruar gjatë gjithë natës pranë pallatit presidencial në Yerevan dhe në mëngjesin e sotëm, ata kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit.

Të mërkuren më shumë se 9,000 protestues dolën në rrugë dhë kërkuan që policia të largohej. Policia nuk po i lejon protestuesit që të marshojnë drejt pallatit presidencial.

Qytetarët armenianë janë të zemëruar me rritjen prej 16 për qind të çmimit të energjisë, vendim ky që do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

XS
SM
MD
LG