Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian do të "luftojë" propagandën ruse


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Bashkimi Evropian synon të përballet me propagandën ruse, duke shtuar mbështetjen për median e pavarur në vendet e “Fqinjësisë Lindore” dhe duke shtuar përgjegjësinë karshi “aktiviteteve dezinformuese nga akterë të jahtëm”, thuhet në një plan aksional strategjik të BE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Dokumenti, i hartuar nga sektori diplomatik i BE-së, gjithashtu bën thirrje për një shtytje më të fuqishme për të bindur njerëz në Ukrainë, Gjeorgji dhe Modalvi, se reformat e mështetura nga BE-ja përmirëson jetët e tyre.

Dokumenti strategjik është përgatitur para nisjes së punimeve të samitit të BE-së, më 25 dhe 26 qershor, në përpjekje për të gjetur një strategji të unifikuar për të kundërshtuar propagandën që ka mbërthyer vendet në lindje të BE-së dhe vetë vendet anëtare të bllokut evropian.

XS
SM
MD
LG