Ndërlidhjet

Tsipras rifillon bisedimet me kreditorët


Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka rifilluar bisedimet urgjente me kreditorët ndërkombëtarë në Bruksel sot, në përpjekje për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Bisedimet e vështirra të më 24 qershor, dështuan të prodhojnë një marrëveshje, teksa negociatorët grekë kanë refuzuar reformat e kërkuara nga liderët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qëllimi i këtyre bisedimeve është arritja e marrëveshjes, e cila fillimisht duhet të miratohet nga ministrat e eurozonës dhe më pas nga liderët e BE-së gjatë samitit që do të mbahet sonte në Bruksel.

Në bisedimet që u zhvilluan dje, Greqia tërhoqi disa nga propozimet e saj për reforma dhe si duket kjo gjë u bë pas presionit të partisë së majtë të kryeministrit Tsipras, partia Syriza, duke përfshirë këtu edhe rritjen e kontributit në pensione.

Greqia ka afat deri më 30 qershor që t’ia paguaj borxhin prej 1.5 miliardë eurosh FMN-së, në të kundërtën falimenton dhe rrezikon të dalë nga eurozona.

XS
SM
MD
LG