Ndërlidhjet

Uzbekistan: Digjet droga afgane që ishte nisur për në Evropë


Autoritetet në Uzbekistan dogjën drogën e kontrabanduar
Autoritetet në Uzbekistan dogjën drogën e kontrabanduar

Zyrtarët anti-drogë në Uzbekistan kanë djegur 1.4 ton lëndë narkotike sot, përderisa vendi po lufton në ndalimin e drogës që po vjen nga Afganistani fqinj, e që për destinacion ka Rusinë dhe Evropën.

Në asgjësimin e sotëm të drogës u përfshinë edhe rreth 113 kg heroinë dhe 775 kg opium.

Uzbekistani, i cili është me shumicë myslimane, ndanë 137 kilometra vijë kufitare me Afganistani.

Heroina nga Afganistani kontrabandohet përmes Taxhikistanit për në Kirgizi, më pas vjen në Uzbekistan, Kazakistan dhe përfundon në Rusi dhe Evropë.

Prej vitit 1994, autoritetet në Uzbekistan kanë konfiskuar 54 tonë drokë.

Pavarësisht këtyre shifra, ende nuk është e qartë se sa drogë kalon nëpër Uzbekistan.

“Ndoshta do të kapim më shumë drogë. Është e vështirë të thuhet se cila është sasia reale që trafikohet”, ka thënë përfaqësuesja e OKB-së për Drogë dhe Krime në Azinë Qendore, Ashita Mittal.

XS
SM
MD
LG