Ndërlidhjet

Nëna dhe fëmija shpëtohen 4 ditë pas rrëzimit të avionit


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Kolumbi thonë se kanë shpëtuar një grua dhe djalin e saj një vjeçar, të cilët kishin mbijetuar katër ditë në xhungël, pas përplasjes së avionit, raporton AP.

Ekipi i shpëtimit i forcave arjrore arriti të shpëtonte Maria Nelly Murillo dhe djalin e saj, në një zonë të veçuar në perëndim të vendit dhe i solli më pas ata për trajtim mjekësor në qytetin Quibdo. Murillo ka pësuar disa plagë , ndërkaq fëmija i saj ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Në deklaratën për media thuhet se Murillo dhe djali i saj ishin në avionin që u rrëzua të shtunën. Në këtë aksident, piloti ka humbur jetën.

Maria u ka thënë gazetarëve se ajo është ngjitur në një kodër së bashku me djalin e saj, me qëllim që të largohet nga avioni, pasi ajo është frikësuar se ai mund të eksplodojë.

Ajo thotë se ka mbijetuar duke pirë ujin e kokosit, ndërkaq të martën një person e kishte gjetur dhe kishte kërkuar ndihmë.

Koloneli i forcave ajrore, Hector Carrascal ka thënë se shpëtimi i tyre është një mrekulli.

XS
SM
MD
LG