Ndërlidhjet

VV përkrah protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale


Foto arkiv
Foto arkiv

Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje thotë se mbështet protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të paralajmëruar për nesër.

Protesta është thirrur për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale, në të njëjtën kohë, kur në Kuvendin e Kosovës do të sjellë amandamenti kushtetues, i cili i hap rrugën themelimit të kësaj gjykate.

“Nesër, në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”.

“Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët.Lëvizja Vetëvendosje mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen nesër nga ora 09:30 në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në deklaratën për media lëshuar nga Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG