Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Gjykata Speciale, obligim ndërkombëtar


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar edhe njëherë që Kuvendi i Kosovës të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, duke thënë se ai është një obligim ndërkombëtar.

Jahjaga i ka bërë këto komente në takimin e Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”.

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë për miratim, të premten më 26 qershor, amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar për nesër protesta.

XS
SM
MD
LG