Ndërlidhjet

Eurozona vazhdon bisedimet për Greqinë


Bruksel, 25 qershor 2015.
Bruksel, 25 qershor 2015.

Ministrat e Financave të Eurozonës po zhvillojnë një takim, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krizën me borxhe të Greqisë.

Greqia përballet me falimentim nëse nuk arrin t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh, deri të martën.

Kreditorët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë, derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma.

Por, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se bisedimet nuk po çojnë askund.

“Ende nuk e kemi bërë përparimin e nevojshëm. Në disa pika, më duket se jemi duke shkuar prapa”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Bruksel.

Ndërkohë, kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se është i bindur se “do të arrihet kompromisi”.

Nëse Greqia dështon të paguajë borxhin, ajo mund të dalë nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG