Ndërlidhjet

Zvicra ekstradon Oriqin në Bosnje


Naser Oriq
Naser Oriq

Zvicra ka thënë se do të ekstradojë në Bosnje komandantin mysliman të luftës, Naser Oriq.

Zyra Federale e Drejtësisë ka miratuar sot ekstradimin e tij.

Oriq, komandant i myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, gjatë luftës së viteve 1992-1995, është arrestuar në Zvicër më 10 qershor, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia.

Beogradi e akuzon Oriqin për vrasjen e civilëve serbë në vitin 1992, në një qytet pranë Srebrenicës.

Oriq është liruar nga Tribunali i Hagës në vitin 2008, i cili ka thënë se ai nuk i ka komanduar forcat që kanë kryer krime lufte.

XS
SM
MD
LG