Ndërlidhjet

PE s’do të miratojë rezolutë për Srebrenicën


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Raportuesi i përhershëm për Bosnje dhe Hercegovinën në Parlamentin Evropian, Cristian Dan Preda, ka thënë se me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, në Parlamentin Evropian do të zhvillohen vetëm debate.

“Rezoluta, në këtë moment, nuk do të ishte e dobishme për Bosnjen dhe rajonin”, ka thënë Preda, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që të shënohet ky “përvjetor i hidhur” dhe të nderohen viktimat dhe familjet e tyre.

Përvjetori i 20-të i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë, do të shënohet më 11 korrik.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë në fillim të korrikut një projekt-rezolitë në lidhje me dështimin e OKB-së për të parandaluar masakrën e Srebrenicës.

Dokumenti është hartuar nga Britania.

XS
SM
MD
LG