Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në dhe përreth Kobanit


Kobani, Siri
Kobani, Siri

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë sulmuar sot Kobanin e Sirisë, vetëm disa muaj pasi grupi xhihadist është dëbuar nga ky qytet.

Shpërthimet e makinave bomba dhe përleshjet me luftëtarët kurdë kanë lënë të vrarë 30 njerëz.

Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë edhe 20 veta të tjerë në fshatin pranë, bëjnë të ditur aktivistët.

Po sot, militantët kanë marrë nën kontroll disa pjesë të qytetit Hashakeh, në lindje të Kobanit.

Kontrolli i këtij qyteti është i ndarë midis forcave kurde dhe atyre të Qeverisë siriane.

Hashakeh është sulmuar vazhdimisht nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG