Ndërlidhjet

Fitore politike e Obamës për kujdesin shëndetësor


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Gjykata e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të mbajë në fuqi programin shumë të debatuar të kujdesit shëndetësor, të propozuar nga presidenti Barack Obama.

Vendimi është fitore e madhe politike për administratën Obama.

Presidenti e ka cilësuar programin si një përparësi të politikave të tij të brendshme, ndërsa kritikët e kanë etiketuar atë si një program të natyrës socialiste.

Duke hedhur poshtë vendimin e një gjykate më të ulët që ka kundërshtuar të ashtuquajturën Obamacare, Gjykata e Lartë ka votuar në favor të administartës Obama, për t’iu dhënë subvencione federale shteteve, që t’i ndihmojnë banorët e tyre për të blerë sigurime shëndetësore.

XS
SM
MD
LG