Ndërlidhjet

logo-print

SHBA vazhdon sanksionet kundër Iranit


Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, Tom Malinowski.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, Tom Malinowski.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sanksionet kundër Iranit, në përgjigje të shkeljeve të të drejtave të njeriut, do të mbeten në fuqi, pavarësisht marrëveshjes eventuale me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, Tom Malinowski, ka bërë publik lajmin gjatë prezantimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në vitin 2014.

Malinowski, autor kryesor i raportit, ka thënë se “pavarësisht rezultatit të bisedimeve (bërthamore) me Iranin, ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e njeriut në Iran”.

“Nëse hiqet ndonjë sanksion si rezultat i marrëveshjes bërthamore, sanksionet për të drejtat e njeriut do të mbeten në fuqi”, ka thënë Malinowski.

Ai ka shtuar se Uashingtoni nuk ka parë ndonjë “përmirësim kuptimplotë” të situatës së të drejtave të njeriut gjatë vitit 2014, krahasuar me vitet paraprake.

XS
SM
MD
LG