Ndërlidhjet

Kuvendi voton sot për Gjykatën Speciale


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim ndryshimin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Kjo gjykatë do të hetojë dyshimet që ka ngritur një raport i Këshillit të Evropës për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë, gjatë luftës së fundit.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar për sot protestë kundër gjykatës.

Ajo nuk e ka as mbështetjen e opozitës.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se nëse institucionet e Kosovës nuk e themelojnë gjykatën në fjalë, çështja do t’i kalojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG