Ndërlidhjet

Pentagoni: Rusia luan me zjarr


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Zëvendësi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes ka thënë se Rusia “luan me zjarr” kur bën kërcënime me kapacitetet e saj bërthamore.

Në një seancë të Dhomës së Përfaqësuesve, Robert Work ka thënë se përpjekjet e Rusisë për të frikësuar fqinjët me armë bërthamore, kanë dështuar, duke i sjellë aleatët e NATO-s edhe më afër njëri-tjetrit.

Work ka thënë se Rusia vazhdon të shkelë Marrëveshjen për forcat bërthamore, të nënshkruar midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, në vitin 1987, e cila ndalon raketat me rreze nga 500 kilometra në 5,500.

Ai ka thënë se Pentagoni është duke zhvilluar disa opsione për presidentin Barack Obama, për t’iu përgjigjur shkeljeve të marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG