Ndërlidhjet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka telefonuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të diskutuar rreth negociatave bërthamore me Iranin, situatës në Siri dhe luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Shtëpia e Bardhë njofton se Obama ka kërkuar nga Putini që të respektojë marrëveshjen për armëpushim në Ukrainë, si dhe të tërheqë të gjitha trupat dhe pajisjet ruse nga territori i Ukrainës.

Kjo është biseda e parë telefonike e Obamës dhe Putinit qysh në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG