Ndërlidhjet

BE pajtohet për strehimin e migrantëve


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar për strehimin e dhjetëra-mijëra migrantëve, të cilët kanë arritur në Itali dhe Greqi.

Kryesuesi i samitit, Donald Tusk, ka thënë se 40,000 migrantë do të vendosen nëpër shtete të tjera të BE-së në dy vjetët e ardhshëm.

Megjithatë, nuk do të ketë kuota të detyrueshme për anjë vend.

“Ministrat e brendshëm do ta finalizojnë skemën deri në fund të korrikut”, ka thënë Tusk në Bruksel, pas shtatë orësh bisedime për këtë çështje.

Turmat e njerëzve ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika për shkak të konflikteve dhe varfërisë atje.

XS
SM
MD
LG