Ndërlidhjet

Vuçiq: Lirimi i Oriqit, i motivuar politikisht


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendimi për të liruar komandantin mysliman të luftës në Bosnje, Naser Oriq, është i motivuar politikisht dhe “është gjithçka, pos i drejtë”.

Edhe pse u ka dërguar mesazhe të ashpra vendeve fqinje, Vuçiq ka thënë se politika e Serbisë ndaj rajonit nuk do të ndryshojë.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se, “për shkak të një njeriu, Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj popullit boshnjak”.

Zvicra ka thënë të enjten se do të ekstradojë në Bosnje Oriqin.

Oriq, komandant i myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, gjatë luftës së viteve 1992-1995, është arrestuar në Zvicër më 10 qershor, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia.

Beogradi e akuzon Oriqin për vrasjen e civilëve serbë në vitin 1992, në një qytet pranë Srebrenicës.

Oriq është liruar nga Tribunali i Hagës në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG