Ndërlidhjet

Vriten nëntë militantë të Al Kaidës në Jemen


Jemen
Jemen

Zyrtarët në Jemen kanë bërë të ditur se një sulm i telekomanduar ka vrarë pesë militantë të dyshuar, duke çuar në nëntë numrin e xhihadistëve të vrarë në dy ditë.

Sulmi i fundit me dron ka goditur një automjet në Rafadh, qytet në provincën Shabva, dhe ka vrarë pesë militantët.

Një sulm i ngjashëm më 25 qershor ka goditur një kamp ushtarak në Mukalla, kryeqytetin e provincës Hadramavt, duke vrarë katër militantë.

Burimet zyrtarë thonë se një shef lokal i Al Kaidës ka qenë në mesin e të vrarëve më 25 qershor.

Uashingtoni sulmon vazhdimisht militantët e Al Kaidës në Gadishullin Arabik.

XS
SM
MD
LG