Ndërlidhjet

Elizabeth II viziton kampin ku vdiq Anne Frank


Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, gjatë vizitës në Gjermani.
Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, gjatë vizitës në Gjermani.

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, do të vizitojë sot kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Bergen-Belsen, në Gjermani.

Kampi, ku adoleshentja Anne Frank, e njohur për ditarin e saj, ka qenë në mesin e mijëra të vdekurve, është çliruar nga ushtarët britanikë në vitin 1945.

Mbretëresha, e shoqëruar nga Duka i Edinburgut, do të vendosë kurora me lule atje.

Ajo kryen sot vizitën shtetërore katërditore në Gjermani.

XS
SM
MD
LG