Ndërlidhjet

logo-print

Greqia “5 ditë kohë” për të shpëtuar veten


Ilustrim

Ilustrim

Komisionari për Ekonomi Digjitale i Bashkimit Evropian, Guenther Oettinger, ka thënë se dalja e Greqisë nga Eurozona do të jetë e pashmangshme, nëse Athina dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë nuk arrijnë marrëveshje brenda pesë ditësh.

“Dalja e Ggreqisë nga Eurozona nuk është qëllim i yni, por do të jetë e pashmangshme nëse nuk ka zgjidhje brenda pesë ditëve të ardhshme”, ka thënë Oettinger për radion gjermane.

Greqia përballet me falimentim nëse nuk arrin t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh, deri të martën.

Kreditorët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë, derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma.

XS
SM
MD
LG