Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat kundër çmimit të rrymës në Armeni


Jerevan, Armeni

Jerevan, Armeni

Mijëra armenë kanë vazhduar të bllokojnë rrugët e Jerevanit, një ditë pasi qeveria ka refuzuar kërkesat e tyre për të tërhequr vendimin për rritje të çmimit të rrymës për 16 përqind.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën Baghramian, vetëm qindra metra larg zyrës së presidentit Serzh Sarkisian.

Është e paqartë nëse udhëheqësit e protestave do të pranojnë ndonjë ofertë për të takuar presidentin Sarkisian gjatë ditës së sotme.

Liderët protestues këmbëgulin se takimi duhet të transmetohet drejtpërdrejt në televizion dhe radio.

Protestat kanë marrë vrull më 23 qershor, kur policia ka përdorur topa uji kundër tyre, duke shkaktuar konfrontim mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Protestuesit kanë thënë se nuk do të tërhiqen me gjithë rrezikun e përleshjeve të reja me policinë.

XS
SM
MD
LG