Ndërlidhjet

logo-print

Blatter thotë se s’ka dhënë dorëheqje


Sepp Blatter

Sepp Blatter

Sepp Blatter ka thënë se nuk ka dhënë dorëheqje si president i FIFA-s, edhe pse më 2 qershor ka thënë se largohet nga posti i udhëheqësit të Federatës Botërore të Futbollit.

“Nuk kam dhënë dorëheqje. Veten time dhe zyrën time e kam lënë në duart e Kongresit të FIFA-s”, ka thënë Blatter në një muze të FIFA-s, citon gazeta zvicerane Blick.

Dy hetime penale për korrupsion të dyshuar brenda FIFA-s kanë nisur në javën që Blatter është zgjedhur për mandatin e pestë.

Katër ditë pas zgjedhjes, Blatter ka thënë se jep dorëheqje, porse do të ushtrojë detyrat e presidentit deri në zgjedhjen e re.

Kongresi i posaçëm i FIFA-s për zgjedhjen e presidentit nuk do të mbahet para muajit dhjetor.

XS
SM
MD
LG