Ndërlidhjet

logo-print

Hollande: Sulm terrorist në Francë


Pamje nga sulmi i sotëm në Francë

Pamje nga sulmi i sotëm në Francë

Një person është vrarë sot në një sulm pranë qytetit Lion të Francës. Viktima është gjetur më kokë të prerë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.

“Individi i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi është arrestuar dhe identifikuar”, ka thënë Hollande.

Dy persona po ashtu janë plagosur nga sulmi në një fabrikë gazi.

Koka e prerë e viktimës është gjetur pranë portës së kësaj fabrike, e mbështjellur me një mbulesë me mbishkrime në gjuhën arabe.

Ngjarja e sotme vjen gati gjashtë muaj pas sulmeve terroriste në dhe përreth Paristit, të cilat kanë lënë të vrarë 17 njerëz.

XS
SM
MD
LG