Ndërlidhjet

logo-print

Sulm në një hotel në Tunizi, 27 të vrarë


Tunizi - foto arkivi

Tunizi - foto arkivi

Së paku 27 njerëz janë vrarë nga sulmi në një hotel turistik, në qytetin Souse të Tunizisë.

Ministria e Brendshme tuniziane ka thënë se së paku një person i armatosur është vrarë në të shtënat me policinë.

Sousse është njëri nga vendpushimet më të njohura në Tunizi, që tërheq tursitë nga Evropa dhe vendet fqinje.

Tunizia është në gjendje alarmi prejse militantët islamistë kanë sulmuar muzeun Bardo në Tunis, në muajin mars, duke vrarë disa vizitorë të huaj.

XS
SM
MD
LG