Ndërlidhjet

logo-print

Disa të vdekur nga sulmi në një xhami në Kuvajt


Kuvajt Siti, 26 qershor 2015.

Kuvajt Siti, 26 qershor 2015.

Disa njerëz raportohet se janë vrarë nga një shpërthim në një xhami shiite në Kuvajt Siti.

Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së xhumasë, ndërsa përgjegjësinë për të e ka marrë grupi i Shtetit Islamik (IS).

Burimet mjekësore kanë thënë se së paku 13 njerëz janë vrarë nga shpërthimi.

Agjencia zyrtare e lajmeve KUNA ka raportuar për disa “të vrarë dhe të plagosur”, por nuk ka dhënë detaje.

Një deklaratë e grupit të Shtetit Islamik në mediat sociale e ka identifikuar sulmesin si Abu Suleiman al-Muwahed dhe ka thënë se shënjestër e sulmit ka qenë “tempulli i të pafeve” – një term që IS-i e përdor për myslimanët shiitë.

XS
SM
MD
LG