Ndërlidhjet

logo-print

Armeni: Protestuesit me kërkesa të reja


Protestuesit në Jerevan, Armeni

Protestuesit në Jerevan, Armeni

Liderët e protestës kundër rritjes së çmimit të rrymës në Armeni thonë se ata kanë shtuar kërkesat e tyre, para se të takohen me Qeverinë dhe të heqin barrikadat e tyre nga rruga kryesore në kryeqytetin Jerevan.

Më herët, protesta e quajtur “Nuk do të na plaçkisin”, kishte si kërkesë që Qeveria të shfuqizojë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës prej 16 për qind, e cila do të hyjë në fuqi më 1 gusht.

Vaghinak Shushanian, lideri i protestës “Nuk do të na plaçkisin” i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se protestuesit tashmë kërkojnë që policia, e cila përdori dhunë ndaj protestuesve më 23 qershor, duhet të dënohet së bashku me ata që urdhëruan një gjë të tillë.

Shushanian tha se protestuesit gjithashtu kërkojnë që Qeveria të rillogarisë dhe të shqyrtojë rritjen e normës së energjisë elektrike, që u imponua në vitin 2014, një lëvizje kjo e cila do të ulte çmimin e rrymës në Armeni.

XS
SM
MD
LG