Ndërlidhjet

Protesta në Jerevan: Shtohen forcat policore


Jerevan, Armeni

Jerevan, Armeni

Policia në Armeni është afruar shumë pranë protestuesve të cilët kanë bllokuar Bulevardin Baghramian, vetëm qindra metra larg zyrës së presidentit Serzh Sarkisian, në qendër të Jerevanit.

Korrespondetët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se situata është tensionuar në mbrëmjen e sotme, me qindra policë të pranishëm në protestë, të cilët kanë formuar kordon, teksa 20,000 protestues janë mbledhur dhe po protestojnë kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës.

Liderët e protestës thonë se autoritetet e kanë shkelur premtimin e tyre se nuk do të sjellin më shumë forca të sigurisë në protestë.

Në protestën e 23 qershorit, policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, e cila çoi në konfrontim mes tyre dhe protestuesve.

Protestuesit kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

XS
SM
MD
LG