Ndërlidhjet

Samuel Zhbogar i zhgënjyer me votimin në seancën e sotme


Samuel Zhbogar, foto nga arkivi

Samuel Zhbogar, foto nga arkivi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmes një deklarate për media, ka shprehur zhgënjimin e tij me rezultatin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët dështuan të votonin për një amendament kushtetues, i cili do t'i hapte rrugë themelimit të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

"BE-ja është njoftuar për votimin negativ lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilat do të kishin mundësuar krijimin e Dhomave Speciale të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit Special. Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos që t’i trajtojë supozimet serioze që dalin nga raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës".

"Në këtë mënyrë BE-ja do të vazhdojë të punojë me institucionet e Kosovës, përkitazi me konfirmimin e zotimeve që dalin nga Letër këmbimet 2014”, citohet të ketë thënë zoti Zhbogar.

XS
SM
MD
LG