Ndërlidhjet

logo-print

Ministri grek: S’ka arsye që të mos arrijmë marrëveshje nesër


Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis

Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka shpresë se një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë do të arrihet nesër në Bruksel, ku ministrat e financave të eurozonës do të takohen, për të diskutuar për krizën e borxheve të Greqisë.

Greqia rrezikon që të falimentojë, nëse deri të martën nuk ia paguan borxhin prej 1.6 miliard eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që ne të mos mund të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë ai për televizonin Antenna të Greqisë.

Duke folur nga Brukseli, ku ai do të marrë pjesë në takimet me ministrat e financave të eurozonës të shtunën, ai tha se të dy palët do të mundohen që të gjejnë një zgjidhje për të arritur marrëveshje, e cila do të shmangte falimentimin e Greqisë.

“Në ditët dhe javët e fundit, qeveria greke ka bërë në vazhdimësi lëshime”, ka thënë ai.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk do të zhbllokojnë fondet e shpëtimit, derisa Athina të pranojnë reformat.

XS
SM
MD
LG