Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka dëshmi se sulmet terroriste ishin të koordinuara


Departamenti amerikan i shtetit tha se deri tash nuk ka dëshmi se sulmet terroriste në Francë, Tunizi dhe Kuvajt, ishin të koordinuara.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se për këto sulme ende po zhvillohen hetime, por deri tash nuk “ka indikacione se në nivelin taktik ato ishin të koordinuara”.

“Qartazi, të gjitha ato ishin sulme terroriste”, tha mbrëmë, John Kirby, para gazetarëve në Uashington.

XS
SM
MD
LG