Ndërlidhjet

Tunizi: Pas sulmit, mbyllen 80 xhami


Pjesëtarët e sigurisë së Tunizisë afër një personi të vrarë nga sulmi i djeshëm në qytetin bregdetar Sousse në Tunizi
Pjesëtarët e sigurisë së Tunizisë afër një personi të vrarë nga sulmi i djeshëm në qytetin bregdetar Sousse në Tunizi

Qeveria e Tunizisë ka shpallur sot se do t’i mbyllë 80 xhami, që nuk janë nën kontroll të qeverisë, një ditë pasi një sulmues i armatosur i vrau 39 vetë në një pushimore bregdetare në këtë vend.

Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, i ka akuzuar xhamitë se e kanë nxitur dhunën dhe tha se brenda një jave ato do të mbyllen nga ministria e brendshme.

Sulmi i djeshëm në pushimoren bregdetare në Tunizi ishte sulmi i dytë vdekjeprurës në këtë vend, kundër turistëve këtë vit, pasi në muajin mars u vranë 22 vetë, shumica prej tyre shtetas të jashtëm, në muzeun Bardo në kryeqytetin Tuniz.

XS
SM
MD
LG