Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e kritikon raportin amerikan


Aleksandr Lukashevich me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov (majtas)

Aleksandr Lukashevich me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov (majtas)

Ministria e jashtme e Rusisë mbrëmë e ka kritikuar raportin vjetor të Departamentit amerikan të shtetit, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe se i ka injoruar shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

“Sikur më parë, raporti është krijim përplot me vlerësime politike dhe klishe vulgare ideologjike”, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, transmeton agjencia e lajmeve, Interfax.

“Metodologjia e raportit është e shkëpupur nga realiteti dhe është i bazuar në rangimin arbitrar të nivelit të demokracisë së shteteve”, tha zoti Lukashevich, dhe ka shtuar se në këtë raport injorohen në mënyrë “të paturpshme” shkeljet e të drejtave në Shtetet e Bashkuara dhe “në mënyrë cinike nuk i sheh shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare nga forcat e qeverisë së Ukrainës dhe grupet e armatosura neonaziste në Donbas”.

Në raportin vjetor të Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, të publikuar më 25 qershor, thuhet se sistemi politik në Rusi po bëhet “gjithnjë e më tepër autoritar” dhe se Moska ka miratuar masa të reja për t’i shtypur ata që mendojnë ndryshe.

XS
SM
MD
LG