Ndërlidhjet

Irani: Nëse nuk ka kërkesa të tepërta, marrëveshja mund të arrihet


John Kerry (majtas) dhe Javad Zarif gjatë një takimi të mëparshëm

John Kerry (majtas) dhe Javad Zarif gjatë një takimi të mëparshëm

Irani do ta arrijë marrëveshje me fuqitë botërore, nëse ato nuk paraqesin kërkesa të tepërta, ka thënë sot ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, me të arritur në Vjenë, për rundin final të bisedimeve për programin atomik iranian.

Zoti Zarif sot bisedon me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, para afatit të përcaktuar për arritjen e marrëveshjes finale më 30 qershor.

Zyrtarët thonë se ky afat mund të shtyhet për së paku dy ose tri ditë.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore po synojnë arritjen e marrëveshjes, me të cilën do të ndalej programi kundërthënës bërthamor iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG