Ndërlidhjet

Siri: Kurdët i dëbuan militantët e IS-it nga Kobani


Pamje nga luftimet në Kobani nga ana turke e kufirit

Pamje nga luftimet në Kobani nga ana turke e kufirit

Forcat kurde i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) jashtë Kobanit, dy ditë pasi ata kishin hyrë në këtë qytet, ka njoftuar Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Mëtutje, ky observator ka thënë sot se nga sulmi i militantëve të Shteti Islamik, më 25 qershor, ishin vrarë së paku 174 civilë.

Janë vrarë edhe 16 luftëtarë kurdë dhe 54 miliantë të IS-it.

Ushtria e Sirisë dhe forcat kurde kanë zhvilluar luftime të ndara kundër militantëve të Shtetit Islamik rreth qytetit Hasakeh, gjatë natës.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se prej sulmit në Hasakeh, më 25 qershor nga militantët e Shtetit Islamik, vlerësohet se 120 mijë banorë ishin zhvendosur.

XS
SM
MD
LG