Ndërlidhjet

logo-print

Moldavi: Zgjedhje ndërmjet Evropës apo Rusisë


Pamje nga votimet e mëparshme në Moldavi

Pamje nga votimet e mëparshme në Moldavi

Në Moldavi sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, që konsiderohen test lidhur me drejtimin që do ta marrë ky vend: integrimin evropian apo lidhje më të afërrta me Rusinë.

Në rundin e parë të votimeve të mbajtura më 14 qershor, partitë proevropiane kanë fituar 348 qytete, fshatra dhe lokalitete, partitë proruse triumfuan në 56, ndërsa kandidatët e pavarur në 34 sosh.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve të sotme përcaktohet fituesi në 458 qytete, lokalitete dhe fshatra, ku asnjë kandidat në votimet e para dy javëve nuk ka siguruar më tepër se 50% të votave.

Në kryeqytetin Kishinev, prefekti Dorin Chirtoaca, ballafaqohet me rivalen nga një parti proruse, Zinaida. Greceanai.

XS
SM
MD
LG