Ndërlidhjet

logo-print

Holandë: Aktivistët dërgojnë pilula të abortit në Poloni


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët nga Holanda e kanë përdorë një fluturake digjitale për të dërguar pilula nga Gjermania në Poloni.

Ky dërgim është organizuar dje nga grupi holandez, Gratë në Valë, në shenjë të protestës kundër legjislacionit kufizues për abort të Polonisë.

Këtë fluturake digjitale aktivistët e Holandës e kanë lansuar nga Frankfurti i Gjermanisë për në qytetin kufitar polak, Slubice.

Në Poloni, ku 90% të popullatës janë katolikë, sipas ligjit, dështimi lejohet brenda 12 javëve të shtatzënisë, në rastet e dhunimit ose incestit, ose 24 javë në rast të ndonjë abnormaliteti të pakthyeshëm të embrionit ose të kërcënimit ndaj jetës së nënës.

Gratë në Valë kanë dërguar pilula të këtilla edhe në vendet e tjera me legjislacion të ashpër të abortit, përfshirë edhe Portugalinë, Spanjën, Irlandën, duke shkaktuar protesta nga grupet antiabort.

XS
SM
MD
LG