Ndërlidhjet

Nju Jork: Një i burgosur i arratisur u vra, tjetri kërkohet


Richard Matt (majtas) dhe David Sweat

Richard Matt (majtas) dhe David Sweat

Derisa një i arratisur nga burgu është vrarë, policia shpreson se personi tjetër i cili poashtu ishte arratisur nga një burg, dhe fshihet në malet e largëta të Nju Jorkut, së shpejti do të mund të kapet për shkak të lodhjes, mungesës së ushqimit, motit me shi, e të tjera.

I arratisur, Richard Matt, i cili ishte betuar se kurrë nuk do të dorëzohej i gjallë, ishte qëlluar për vdekje nga agjentët ditën e premte, pothuajse tri javë pasi kishte ikur nga një burg me siguri të lartë, së bashku me kolegun, David Swat, raporton agjencia AP.

Më se 1,200 vetë në kërkim, mbesin të fokusuar në malet e dendura në një hapësirë prej 56 kilometrash katrorë, afër vendit ku ishte vrarë i arratisur tjetër.

Richard Matt, që i mbushi 49 vjet një ditë para se të vritej, ishte në vuajtje të dënimit prej 25 vjetësh burgim për vrasjen dhe gjymtimin e ish-shefit të tij.

David Swat, 35 vjeçar, është i dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë ankese, për vrasjen e një polici. Udhëheqësi i lartë policor, Kevin Mulverhill, tha se hetuesit mendojnë se ky i arratiisur mund të jetë i armatosur.

XS
SM
MD
LG