Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Duhen kompromise, por këtë duhet ta kuptoj edhe Prishtina


Pamje nga një takim i mëparshëm i delegacioneve të Kosovës (djathtas) dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit (në mes)

Pamje nga një takim i mëparshëm i delegacioneve të Kosovës (djathtas) dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit (në mes)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se në Bruksel, në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, pala beogradase udhëton me besim të mirë dhe shpreson në arritje të zgjidhjeve.

“Shkojmë në Bruksel me besim të mirë, shpresojmë në zgjidhje, por a do të arrihen ato, nuk varet çdoherë nga ne”, u tha sot gazetarëve Vuçiq.

Mëtutje ai ka theksuar se janë të nevojshme kompromiset.

“Kompromiset janë të nevojshme, por këtë duhet ta kuptoj edhe pala tjetër”, tha Vuçiq, duke shtuar se “nuk është i kënaqur për shkak të faktit se Prishtina i ka shkelur marrëveshjet, edhe ato të para shtatë ditëve, që për marrëveshjet individuale të mos flitet publikisht”.

Për nesër në Bruksel është paraparë edhe një takim i nivelit të kryeministrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG