Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Policia thotë se “Vidovdani” ka përfunduar i qetë


Pamje nga një tubim i mëparshëm i serbëve në Gazimestan afër Prishtinës me rastin e shënimit të përvjetorit të Betejës së Kosovës

Pamje nga një tubim i mëparshëm i serbëve në Gazimestan afër Prishtinës me rastin e shënimit të përvjetorit të Betejës së Kosovës

Policia e Kosovës thotë se manifestimi tradicional religjioz “Vidovdan” , që e shënojnë serbët në Kosovë, ka përfunduar “i qetë, pa ndonjë incident që vlen të potencohet dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç kishin ardhur”.

Policia tha se i kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij manifestimitradicional të serbëve, që është organizuar në Graçanicë dhe Gazimestan afër Prishtinës.

Sipas policisë, derisa në Graçanicë kishte marrë pjesë një numër i vogël i pjesëmarrësve, në Gazimestan ishin të pranishëm 1,300 - 1,500 vetë.

Sot serbët e shënojnë 636 vjetorin e Betejës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG