Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Janë vrarë 18 civilë


Pasmje e pjesëtarëve të ushtrisë së Irakut gjatë një stërvitjeje

Pasmje e pjesëtarëve të ushtrisë së Irakut gjatë një stërvitjeje

Së paku 18 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dhuna e sotme në provincën Anbar, në pjesën perëndimore të Irakut.

Më së shumti të vrarë ka pasur në Falluxha, ku burime spitalore thanë se 15 vetë janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe 27 të tjerë janë plagosur, nga predhat e pakontrolluara artilerike, si nga forcat e sigurisë, ashtu edhe nga militantët e Shtetit Islamik.

Qyteti Falluxha është nën kontroll të militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, derisa forcat qeveritare të Irakut e kanë kthyer kontrollin në disa hapësira të periferisë së qytetit.

Raportohet se gjatë përleshjeve janë vrarë së paku 11 militantë nga forcat e sigurisë.

Kryeqyteti i provincës Anbar, Ramadi, prej muajit të kaluar është nën kontrolliin e militantëve të Shtetit Islamik.

Më herët këtë muaj, Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur planet për dërgimin e afro 450 ushtarëve në një bazë të re në Anbar, kryesisht për t’i këshilluar forcat irakiane për planifikim dhe ekzekutim të kundërofensivës ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG